30.7 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Ministria ruse e mbrojtjes akuzon Ukrainën se po përgatitet të hedhë në erë ndërtesa në qytetin lindor

Ministria ruse e mbrojtjes ka akuzuar Ukrainën se po përgatitet të hedhë në erë ndërtesa në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk dhe më pas të akuzojë Moskën për kryerjen e krimeve të luftës dhe shënjestrimin e civilëve.

Në një deklaratë në Telegram, ministria tha se Kievi planifikoi të shpërthejë tre ndërtesa mjekësore (ambulanca) dhe një spital dhe “të akuzojë Rusinë për një “sulm të qëllimshëm” të supozuar ndaj objekteve civile”.

“Sipas informacioneve të konfirmuara nga disa burime të pavarura, shërbimet speciale ukrainase synojnë të kryejnë një provokim në shkallë të gjerë në të ardhmen e afërt për të akuzuar Rusinë për gjoja kryerjen e krimeve të luftës”, thuhet në deklaratë.

“Për këtë qëllim, regjimi i Kievit planifikoi në qytetin e Kramatorsk një bombardim të kontrolluar të ndërtesave të dispansereve lokale narkologjike dhe onkologjike në mënyrë që të akuzonte Rusinë për gjoja një “goditje të qëllimshme” në objekte civile”, vijon më tej deklarata.

Në njoftim thuhej se Kievi duke parë dështimet ushtarake ndaj forcave ruse, kërkon që të bëjë provokime të tilla, për të marrë një mbështetje më të gjerë ndërkombëtare dhe për të siguruar më shumë armë moderne nga Perëndimi.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk dha asnjë provë për pretendimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...