20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ministrja Balluku përgjigjet për ligjin e investimeve strategjike: “Efektet pozitive janë më të mëdha”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Balluku, ka mbrojtur ligjin e investimeve strategjike, duke theksuar se, pavarësisht disa efekteve negative, efektet pozitive janë më të mëdha. Ajo u shpreh se ky ligj ka rritur investimet e huaja dhe ka sjellë në Shqipëri kompani të njohura ndërkombëtare.

Gjatë një interviste për BIRN (Balkan Investigative Reporting Network), Balluku u pyet në lidhje me përfitimet që mund të sjellë zgjatja e afatit për këtë ligj. Ajo theksoi se nuk ka informacion mbi kompani offshore apo lidhjet e afërta me pushtetin që kanë përfituar nga ky ligj.

Ministrja nuk përmendi emrat e investimeve specifike, por tha se ligji ka sjellë kompani që janë bërë të njohura në nivel ndërkombëtar. Balluku shtoi se qeveria është në proces të përgatitjes së një ligji të ri për investimet, duke mësuar nga gabimet dhe duke përmirësuar proceset.

Në lidhje me statusin e “investitorit strategjik” të dhënë bashkëshortit të një ish-ministreje, ministrja tha se nuk di për një vendim të tillë dhe se nuk do të merrte përsipër përgjegjësinë për drejtësi nëse ka ndodhur një gabim në këtë drejtim.

Ligji i investimeve strategjike është një temë e diskutuar dhe kritikuar në Shqipëri për mënyrën e zbatimit dhe përfituesit e tij. Ka pasur shqetësime se ky ligj ka favorizuar një grup biznesmenësh pranë qeverisë dhe ka shkaktuar konflikte sociale. Bashkëshorti i një deputeteje socialiste ka qenë një prej përfituesve të këtij ligji, duke iu dhënë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut. Opozita ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zbatimin e këtij ligji, por kërkesa është refuzuar disa herë nga shumica socialiste në Kuvend.

Ka gjithmonë një analizë dhe ka gjithmonë disa, le të themi, efekte negative gjatë një procesi dhe disa efekte pozitive, por rëndësi ka që efektet pozitive janë më të mëdha se ato negativet

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...