27.3 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Miratohen ndryshimet në rregullore nga PS, opozita e mungon në Këshillin e Mandateve

Ndryshimet në rregullore të propozuara nga Partia Socialiste janë miratuar në Këshillin e Mandateve, një sesion ku nuk ishte i pranishëm asnjë deputet i opozitës. Këto ndryshime pritet të votohen në Kuvend gjatë seancës parlamentare të enjten.

Maxhoranca ka shqyrtuar ndryshimet pas kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës gjatë votimit të buxhetit për vitin 2024. Ndryshimet e rregulloreve parashikojnë ashpërsimin e masave për deputetët që bllokojnë punimet e Kuvendit, duke propozuar dënim maksimal deri në 60 ditë, në krahasim me dënimin aktual prej 10 ditësh.

Projekti-rregullore propozon masa të ashpra për rastet e ndezjes së tymueseve apo përplasjeve fizike me gardistë. Për shkeljet e caktuara, deputetët rrezikojnë masa disiplinore, përfshirë përjashtimin nga pjesëmarrja në komisione apo seancë plenare deri në 60 ditë. Propozimi vjen në kontekstin e kaosit të krijuar në seancën e kaluar dhe synon të rregullojë sjelljen dhe etikën parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...