26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Miratohet plani për zgjatimin e Lumit Lana/ Veliaj: “Nuk do i lëmë familjet pa shtëpi, do marrin aq sa kanë, por ne do të vazhdojmë të urbanizojmë Tiranën”

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë Erion Veliaj njoftoi një tjetër projekt që do të nisë së shpejti në kryeqytet. Bëhet fjalë për zgjatimin e Lumit Lana nga pjesa e Pallatit me Shigjeta, e deri në Kashar.

Veliaj tha se familjet, objektet e të cilave i prek projekti, edhe nëse nuk i kanë të legalizuara, do të dëmshpërblehen me aq metra katrore sa kanë aktualisht.

“Ne sot miratojme atë që quhet plani për rialokimin dhe bëhet fjalë për 24 struktura rezidenciale, me çertifikatë pronësie që i përket 26 familjeve, 211 strukturat e tjera janë në tokë të Bashkisë. Janë në tokën tonë, por nuk po i përzëmë. Po u themi: “Na lini të bëjmë shtëpitë tamam, që mos t’i marrë Lana përpara, dhe të gëzoni edhe për faktin që jeni në buzë të një super bulevardi”, se vazhdon me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, dhe ndërkohë është tokë e shtetit. Nuk do i lëmë pa shtëpi, do marrin aq sa kanë, por ne do të vazhdojmë të urbanizojmë Tiranën. Janë 9 struktura që janë akoma në proces verifikimi dhe 71 parcela tokash, disa më të vogla dhe disa më të mëdha”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se puna në qytet do të vijojë edhe pse sabotuesit do të vijojnë të pengojnë.

“Siç e dini, kemi marrë një kredi nga Banka Europiane e Investimeve. Një kredi për të cilën plotfuqishmërinë nuk e morëm kurrë nga Ilir Meta, si sabotuesi kryesor  i projekteve në Tiranë. Unë kam parë kryetar bashkie qe do të bëhet president, por president që do të bëhet kryetar bashkie, hera e parë që e dëgjoj. President që do të bëhet brigadier komunale është akoma më e rrallë. Ka bllokuar çdo projekt, përfshi edhe këtë”, shtoi Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...