14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Mirditë/ Sekuestrohen kallëpë me lëndë plasëse dhe bimë narkotike të kultivuara, vihet në pranga 1 shtetas

Mirditë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Domgjoni”. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast i mbajtjes së lëndëve shpërthyese.
Sekuestrohen kallëpë me lëndë plasëse dhe bimë narkotike të kultivuara. Vihet në pranga 1 shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të mbajtjes së municioneve luftarake e lëndëve shpërthyese, bazuar në informacione policore të administruara në rrugë operative për një shtetas që kishte kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, si dhe mbante lëndë plasëse shpërthyese, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë është finalizuar operacioni policor i koduar “Domgjoni”.
Si rezultat i këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi D. L., banues në fshatin Domgjon, Mirditë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
Arrestimi i shtetasit D. L. u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të tij, në afërsi të banesës, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër në afërsi të banesës,
shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kallëpë me lëndë të dyshuar plasëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...