27.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Tragjedi në Brazil: 2-vjeçari qëllon për vdekje nënën me armën e babait

 Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Brazil, ku një fëmijë 2-vjeçar qëlloi për vdekje nënën e tij 27-vjeçare, Deborah Rodriguez Monteiro, me armën e babait të tij, një pistoletë Glock 9 mm.

Ngjarja u regjistrua nga një kamera sigurie në banesën e familjes. Në pamje shihet vogëlushi teksa merr armën nga tavolina, e shikon për disa sekonda, dhe në një moment të papritur tërheq këmbëzën, pikërisht në çastin kur nëna e tij kthehet drejt tij. Plumbat e goditën në gjoks dhe krah, duke i shkaktuar plagë fatale.

Prindërit ishin të përfshirë në një bisedë dhe nuk e vunë re fëmijën derisa ndodhi e keqja. Sipas raportimeve, burri i saj ndërhyri menjëherë, mori armën dhe u përpoq të ndihmonte gruan, por ishte tepër vonë. Ajo u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Sipas inspektorit të policisë, Daniel Felismino, babai kishte leje për armëmbajtje, por mungesa e sigurisë në ruajtjen e armës është në qendër të hetimeve. Policia po shqyrton akuzat për neglizhencë të rëndë, pasi arma ndodhej në një vend lehtësisht të aksesueshëm për një fëmijë.

Kjo tragjedi ka nxitur debat të fortë në opinionin publik dhe mediat braziliane, për përgjegjësinë e prindërve në ruajtjen e armëve në ambiente ku ndodhen fëmijë, dhe ka rikthyer në vëmendje nevojën për masa më të forta ligjore për sigurinë e armëve në shtëpi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...