13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

Mjeku Tritan Kalo jep lajmin e mirë: “Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në spitalin Infektiv

Në spitalin Covid1 përsëri në 24 orët e fundit nuk është shtruar asnjë person i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije mjeku Tritan Kalo në një status në rrjetet sociale. Kalo shkruan se ndërgjegjësimi, masat dhe vaksinimi në ritme të përshpejtuara po na bëjnë më të fortë në luftën kundër armikut të padukshëm.

Ai bën apel të mos kundërshtohet procesi i vaksinimit për arsye politike në mënyrë që të pengojë misionin e mjekëve. Kalo thekson se ka ende rrugë për të bërë në tunelin e pandemisë por shton se dalja prej tij po afrohet shpejt.

“Kohë kovidiane…. 10.05.2021…. Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT….Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, MHD (Maskat, Higjena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) dhe Vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të Pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….Lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit, vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët….

NËSE për arësye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike yshteni të thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, SHOQËRISHT dhe PROFESIONALISHT JU LUTEM të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të Mantelbardhit….

Miq, kolegë e bashkëkombas, NUKU është ende momenti për të hapur shishet e shampanjave e për të brohoritur FITORE!!!… Kemi ende udhë për të bërë në tynelin e Pandemisë, POR dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra…. Ju duam, ju respektojmë dhe për asnjë dekikë nuku do ju mungojë Puna, Përkushtimi, Përkujdesja e Profesionalizmi ynë në betejën tuaj për t’u përballur me armikun e padukshëm….Syhapur e mëndjekthjellët deri në rastin e fundit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19….Javë sa më të mbarë….Together forever!!!”, shkruan Kalo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I rrëmbeu armën policit gjatë shoqërimit, arrestohet 45-vjeçari në Fier

0
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier, ku një 45-vjeçar i arrestuar ka plagosur një efektiv policie pasi i rrëmbeu armën e shërbimit...

Grupi i grabitësve shqiptarë “kapet” në Greqi: Dy të arratisur nga burgu, një tjetër...

0
Një grup grabitësish shqiptarë të armatosur është goditur nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar në fundjavë, ku katër persona përfunduan në pranga,...

Të shtëna me armë në një xhami në Kaliforni, raportohen viktima dhe të plagosur

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Diego, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas...

Meri Shehu paralajmëron javë intensive: “Marsi në Dem sjell tensione, por edhe surpriza të...

0
Astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar një javë të mbushur me zhvillime të forta astrologjike, gjatë emisionit Rudina në Tv Klan. Sipas saj,...

“Terrori” i dyqaneve në Itali merr fund, arrestohet banda shqiptare e grabitjeve seriale

0
Një bandë shqiptarësh, e konsideruar nga autoritetet italiane si “terror” për bizneset e vogla në jug të Italisë, ka rënë në prangat e policisë...