16.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Monika Kryemadhi pas seancës për sekuestron e vilave: Prokuroria nuk ka marrë ekspertë, do jetoj në çadër

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, doli sot para gazetarëve pas një qëndrimi dyorësh në Apelin e GJKKO-së, ku po shqyrtohej çështja për sekuestrimin e dy vilave të saj. Kryemadhi kritikoi prokurorinë duke e akuzuar se nuk ka marrë ekspertë financiarë për të vërtetuar pretendimet dhe se çështja bazohej vetëm në “thashetheme gazetareske”.

Ajo ngriti pyetje për standardet e ndjekura nga SPAK, duke krahasuar situatën e saj me atë të disa prokurorëve:
“Ngrita një pyetje, prokurorët e SPAK kanë marrë kredi, i japin me qira dhe marrin nga tre shtëpi. A është e paligjshme kjo? Mamaja ime e ka blerë me kredi dhe jeton aty,” deklaroi Kryemadhi.

Duke ironizuar situatën, Kryemadhi tha se nëse vilat i sekuestrohen, ajo do të detyrohet të jetojë në çadër:
“Do të jetojmë me çadër, si ata që jetojnë ende në çadra nga tërmeti. Do marrim një kontejner dhe do gjejmë një tokë për ta vendosur,” u shpreh ajo.

Ajo shtoi gjithashtu se është e sigurt që çështja do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut dhe do të ndiqet deri në fund rruga ligjore për të kërkuar drejtësi.

Vendimi për sekuestron pritet të shpallet në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...