28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Moska pretendon pushtimin e Pokrovskut, Kievi i quan propagandë

Ndërsa negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë vazhdojnë, tensioni rritet pas deklaratave të ndryshme për qytetin e Pokrovskut. Moska pretendon se ka marrë kontrollin e Pokrovskut dhe Vovçanskut, ndërsa Kievi i mohon këto pretendime, duke i cilësuar si propagandë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, njoftoi se qyteti është nën kontroll rus, por Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha se nuk ka prova për një pushtim të plotë. Një zyrtar i lartë i NATO-s vlerëson se mbi 95% e Pokrovskut është nën kontrolle ruse, megjithëse njësi ukrainase vazhdojnë rezistencën. Ushtria ukrainase deklaron se situata mbetet nën kontroll dhe plani rus për të pushtuar qytetin ka dështuar gjatë muajit të fundit.

Video e publikuar nga Moska me flamurin rus në qytet është quajtur “shfaqje të inskenuar” nga ekspertët ukrainas. Luftimet më të ashpra zhvillohen në veri të Pokrovskut, ku prania ruse po rritet, por forcat e mjaftueshme këmbësorie ende mungojnë për të shtyrë plotësisht ushtrinë ukrainase. Fati i qytetit fqinj, Mirnograd, lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet në Pokrovsk, ku avancimi rus rrezikon logjistikën dhe lëvizjet e trupave ukrainase.

Në Mirnograd, trupat ruse kanë arritur periferitë veriore e juglindore dhe bombardimet ndaj qendrës vazhdojnë. Ekspertët ukrainas paralajmërojnë se situata mbetet kritike dhe vetëm një “mrekulli” mund të ndryshojë rrjedhën e luftimeve në këtë zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...