25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Motit gjatë gjithë javës/ Vranësira, reshje shiu dhe masa ajrore të nxehta afrikane

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë gjatë kësaj jave në territorin shqiptar duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët.

Herë pas herë pasditja do të ketë vranësira duke gjeneruar shira të dobët dhe të izoluar, ndërsa më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat malore.

Kjo situatë e motit do të jetë deri ditën e premte ku pritet që një pjesë e mirë e territorit të rrezikohet nga rrebeshë afatshkurtë të shiut.

Megjithëse do të kemi prani të shirave, ato do të jenë të përkohshme. Sa i përket vlerave termike do të ketë një rënie të temperaturave krahasuar me fundjavën e shkuar, duke bërë që deri në mesin e javës maksimalja në rang territori të shënojë jo më shumë se 25 gradë.

Nga dita e enjte e premte duke shënuar dhe fundjavën pritet që i gjithë territori shqiptarët të goditet sërish nga masa ajrore të nxehta afrikane duke risjellë temperatura të larta.

Gjithashtu vendet e rajonit, kryesisht territori i Kosovës mbetet në kushtet e qëndrueshme atmosferike gjatë kësaj jave ku do të rrebeshë afatshkurtër të shiut.

Temperaturat e ajrit janë relativisht të freskëta tipike të pranverës deri në mesin e javës.

Ndërkohë pasdite do të ketë herë pas here vranësira dhe shira të dobët dhe lokal. Sa i përket vlerave termike duke filluar që nga dita e sotme deri në mesin e javës do të kemi një rënie krahasuar me javën e shkuar, ndërkohë pritet një rritje e ndjeshme e tyre të enjten dhe të premten.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...