26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në Big Brother VIP

Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt të ndryshme mbi ndjenjat dhe qëndrimin e njëri-tjetrit.

Mateo tha:

“Situata është shumë e komplikuar dhe Brikena është vajzë e komplikuar. Siç ka ardhur loja, komunikimi ynë ka qenë në tension. Kjo është arsyeja pse kam dashur të qëndroja larg, sepse doja t’ia fitoja besimin pak nga pak.”

Brikena iu përgjigj:

“Besimi fitohet duke qëndruar unë në një cep e ti në një cep?”

Mateo:

“Jo, unë kam ardhur të afrohem dhe ti largohesh.”

Brikena:

“Për sa kohë mami im të ka dhënë dorën, atë çështje e kam mbyllur. Por që Mateo del e thotë ‘unë kam pëlqim’, kur tërë ditën nuk e shohim njëri-tjetrin në sy, ai nuk është pëlqim. Unë normal qëndroj larg, se kam dyshimet e mia. Një mashkull që ka një pëlqim sillet ndryshe. Unë s’po them të më bezdisë, por një mirëmëngjesi. Ky më flet vetëm kur dalin situata në Prime. Unë mendoj se Mateo po e shfrytëzon këtë gjë sepse nuk ka pëlqim për mua.”

Mateo:

“Për mua ka qenë situata më shumë se e sikletshme.”

Brikena:

“Ky del gjithmonë i prekur, se ka një pëlqim, ky si mashkull duhet të vijë vetë dhe të më thotë mua një mirëmëngjesi. Unë nuk kam shprehur pëlqim dhe jam shumë koherente me atë që kam thënë.”

Mateo:

“Në momentin kur i afrohem Brikenës, ajo largohet. Mua më duket sikur e vë në siklet. Në shtëpi më kanë thënë që e përndjek. Mua më duket sikur e bezdis.”

Brikena:

“Ta kam thënë, nuk kam pëlqim me ty. Nëse do të krijosh një raport miqësor me mua, duhet ta marrësh ti hapin e parë. Për mua je si gjithë banorët e tjerë. Mos thuaj që s’ke pëlqim kur gjithë ditën nuk hedh një shikim.”

Tensioni i vazhdueshëm dhe mosmarrëveshjet për shprehjen e ndjenjave e mbajnë raportin e tyre në fokusin e shtëpisë dhe të publikut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...