24.7 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Mungesa e hekurit në organizëm, si ti merrni suplementet që trupi jujaj ti përthith më mirë

Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet keq ushqyerja, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia. Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë, e cila transferon oksigjenin në të gjithë trupin. Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.

Pavarësisht përpjekjeve tuaja për të shtuar më shumë hekur në organizëm, është e mundur që disa vitamina mund të funksionojë kundër jush. Opsioni më i mirë në këtë rast është të merrni suplementin e hekurit me stomak bosh, kështu trupi do ta thithë më mirë atë. E nëse jeni duke marrë një suplement hekuri në mëngjes dhe mëngjesi juaj është i pasur me produkte të cilat përmbajnë kalcium, atëherë ai mund të pengojë aftësinë e trupit tuaj për të thithur hekurin

Në rastin ideal është mirë të prisni rreth dy orë para se të konsumoni produkte të pasura me kalcium si qumështi, djathi ose kosi. Ju gjithashtu duhet të shmangni ushqimet me shumë fibra, si drithërat integrale, perimet e papërpunuara, krundet, si edhe pijet me kafeinë kur merrni hekur.

Merrni hekur me diçka të pasur me vitaminë C, si lëngu i portokallit, i cili mund të ndihmojë organizmin në përthithjen e hekurit. Në keni mungesë hekuri në organizëm apo po përpiqeni të trajtoni probleme si anemia, atëherë është mirë t’i merrni seriozisht masat e mësipërme. Sidoqoftë, nëse jeni duke marrë një multivitaminë me hekur dhe nivelet tuaja të hekurit janë normale, nuk keni nevojë të jeni aq të kujdesshëm për mënyrën sesi i merrni këto shtesa.

Edhe pse shtesat kanë vendin e tyre, ushqimi është zakonisht mënyra më e mirë për t’i dhënë trupit tuaj atë që i nevojitet.Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur, duke përfshirë mishin, produktet e detit, drithërat, fasulet, arrat dhe rrushin e thatë, mund t’ju ndihmojë të plotësoni nevojat tuaja ditore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...