27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Nafta nuk futet dot kontrabandë pa bekimin e qeverisë Rama”/ Berisha: “Do dyfishojmë të gjitha pagat”

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ne rast se vjen ne pushtet, PD do te dyfishoje te gjitha pagat ne vend. Nderkohe duke folur per cmimin e naftes ne Shqiperi, Berisha tha se nje nga problemet kryesore eshte pervec Bordeve, edhe futja e saj kontrabande. Per kete Berisha akuzoi kryeministrin Rama se “me bekimin e tij” nafta futet ne Shqiperi duke iu shmangur procedurave te rregullta dhe taksave.

Pyetje: A do kemi akoma çmimet e karburanteve më të lartat në Evropë?

Sali Berisha: Qytetarët me rrogën mesatare më të ulët në Evropë blejnë naftën me cmimin që shitet në Zvicër e Suedi në të cilat rroga mesatare është 7-10 herë më e lartë.

E deklaroj se kjo është një plaçkitje e pamëshirë e Edi Ramës dhe klientelës së tij ndaj qytetarëve shqiptarë.

Sot është e dëshmuar që mbi 250 mijë ton naftë futen kontrabandë. Ju garantoj se nafta asnjë ton i vetëm nuk futet dot kontrabandë pa bekimin e qeverisë.

Rama ka tatuar naftën me taksën më të lartë në botë. Sot nafta në Shqipëri tatohet me të njëjtën vlerë sa shitet në pompa në SHBA apo Kanada.

Këto do marrin fund. Do përgjysmohet taksa mbi naftën, do subvencionohet plotësisht transporti publik. Do ketë zero tolerancë ndaj kontrabanës dhe Shqipëria do ketë cmimin e naftës në proporcion të drejtë me rrogat e shqiptarëve.

Pyetje: Sa do ta bënit rrogën minimale

Berisha: Çmimet e shportës dhe të naftës janë stratosferike, të diktuara nga mafia shtetërore. Cmime të cilat po lëndojnë e varfërojnë cdo ditë shqiptarët. Sot cmimi i djathit, mishit, qumështit dhe vajit është 7-10% më i lartë se në vendet e BE.

Këtu Bordet janë një nga mekanizmat kryesore të këtyre cmimeve. Rroga minimale, ne jemi zotuar për minimumin jetik, që do garantojë cdo qytetari mundësinë e plotë të ushqimit, mjekimit, veshjes e transportit. Pas kësaj rroga minimale do njohë rritje të madhe, do ecim drejt dyfishimit të nivelit të të gjitha pagave.

Sot me borxhin që ka marrë Rama 500 miliardë lekë, rrogat në Shqipëri duhet të ishin së paku trefishuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...