33.9 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Ndeshja Belgjikë Danimarkë, në minutën 10’ homazh për Eriksen

Gjendja e Christian Eriksen është përmirësuar shumë dhe tani pritet vetëm dalja nga spitali. Romelu Lukaku u solidarizua që në fillim me Christian Eriksen, shokun e skuadrës tek Inter.

Golat e shënuar ndaj Rusisë ishin për të. Belgjika ka mbërritur në Danimarkë, për t’u përballur me skuadrën vendase në Kopenhagen nesër.

Lukaku ka planifikuar një takim për të takuar Eriksen në spital: “Kam miratimin e trajnerit dhe do të takoj Eriksen. Do të shkoj ta takoj në spital, ndërsa në minutën e 10’ do të ndalim lojën për ta duartrokitur dhe pas ndeshjes do t’i dërgoj një mesazh”.

Futbollistët e Danimarkës kanë marrë edhe trajtim psikologjik gjatë këtyre ditëve, për të kaluar traumën e pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës, ndërsa Lukaku pranon se te Belgjika janë gati për të përballuar sfidën e nesërme.

“Danimarka do të jetë shumë e motivuar në fushë. Edhe ne nga ana tjetër jemi shumë të motivuar, pasi është një kompeticion ku duam të lëmë gjurmë” – shtoi më tej Lukaku. Belgjika është favorite e grupit B, por edhe e Evropianit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...