29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ndihma Gjermane rritet për Gazën: 38 Milionë Euro shtesë për ndihmën humanitare në territoret Palestinase

Ministrja e Jashtme Gjermane, Annalena Baerbock, njofton se Gjermania do të shtojë ndihmën humanitare për Gazën me 38 milionë euro, duke e çuar ndihmën totale për territoret palestineze në mbi 160 milionë euro këtë vit. Baerbock thekson nevojën për pauza humanitare dhe sigurimin e furnizimeve mjekësore në një nga zonat më të prekura të konfliktit.

“Çdo jetë është e njësoj e çmuar. Gjithkush në Izrael apo në Palestinë ka të drejtë të jetojë në paqe e siguri”, theksoi Baerbock. Një hap i parë i rëndësishëm për njerëzit në Gazë janë pauzat humanitare. “Këto duhet të zgjerohen edhe më tej”, kërkoi Baerbock. Gjithashtu duhet t’u jepet siguri furnizimi spitaleve në veri të Rripit të Gazës.

Bisedat e fundit të Baerbock në rajon përfshijnë takime me zyrtarë të lartë palestinezë dhe izraelit, duke adresuar çështjet e pengjeve, situatën humanitare dhe perspektivën e një paqeje nëpërmjet zgjidhjes me dy shtete. Në tandem me deklaratat e saj, Gjermania përkrah një ndërprerje të luftimeve dhe angazhohet për furnizimin e ndihmës humanitare.

Kancelari Gjerman, Olaf Scholz, thekson rëndësinë e Izraelit si një vend i sigurtë për hebrenjtë, ndërsa gjithashtu kërkon ndërprerjen e konfliktit dhe shmangien e përshkallëzimit. Scholz përcakton një qëndrim të qartë solidariteti me Izraelin, ndërsa kërkon të drejtën e tij për mbrojtje kundër organizatës së Hamasit.

“Sulmi i tmerrshëm, barbar i Hamasitndaj qytetareve dhe qytetarëve të Izraelit, ndaj fëmijëve, të moshuarve, të rinjve, që merrnin pjesë në një festival, poshtërimet e filmuara atje, këto janë gjëra që ne nuk do t’i pranojmë kurrë”, tha Scholz. AI njëkohësisht nënvizoi, se duhet bërë gjithçka e mundshme, për të shmangur njëpërshkallëzim të konfliktit dhe për të mundësua rndihmat humanitare për njerëzzit në Rripin e Gazës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...