11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Ndodh për herë të parë në botë, transplantohet zemra e derrit në trupin e njeriut

Ka ndodhur ajo që nuk mendohej ndonjëherë. Një amerikan 57-vjeçar, është bërë personi i parë në botë, të cilit iu bë transplant, zemra e një derri të modifikuar gjenetikisht.

Tre ditë pas operacionit eksperimental shtatë-orësh, të kryer nga mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland në Baltimore, pacienti gëzon shëndet të plotë, shkruan BBC.

Transplanti me zemrën derrit ishte shpresa e fundit për të shpëtuar jetën e tij, megjithëse nuk është ende e qartë se sa janë shanset e tij afatgjate për të mbijetuar.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë autorizim të veçantë për transplantin novator me arsyetimin se përndryshe pacienti do të kishte vdekur.

Mjekët e udhëhequr nga profesori Bartley Griffith i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Maryland, shpresojnë të hapin rrugën për një lloj të ri transplanti që do të shpëtojë jetën e shumë njerëzve në mbarë botën për shkak të mungesës së organeve adekuate njerëzore për transplantim.

Shumë njerëz në listat e pritjes së transplantit vdesin çdo vit përpara se të marrin organin vital që u nevojitet.

Transplant i marrë nga një kafshë (ksenotransplant) është testuar për herë të parë në vitet 1980.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...