Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa prej departamenteve kryesore, duke sjellë lëvizje në nivelet drejtuese të strukturave policore.
Sipas informacioneve, Neritan Nallbati është larguar nga drejtimi i Departamentit të Policisë Kriminale dhe është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Lëvizja e tij vjen pas përfundimit të mandatit në krye të këtij departamenti.
Ndryshime janë bërë edhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku drejtuesi i këtij departamenti, Pëllumb Seferi, është transferuar gjithashtu në Akademinë e Policisë.
Në vend të Seferit është komanduar Artan Bajraktari, ndërsa drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale pas largimit të Nallbatit do ta mbajë i komanduar Arjan Muça.
Ndryshimet vijnë si pjesë e riorganizimeve në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.





