35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Ndryshimet brenda PS/ Gjiknuri: “Fillimi i vitit do e gjejë PS edhe me një statut të ri dhe organizim të ri”

Pas mbledhjes në një prononcim për media Gjiknuri ka thënë se puna e PS do të fokusohet tek analiza postzgjedhore dhe ristrukturimi i partisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri, paralajmëroi sot se viti i ri do e gjejë PS të riorganizuar pas një analize që do të bëhet për rezultatin që partia mori në zgjedhjet e 25 prillit.

Lidhur me pakënaqësi të mundshme që janë krijuar brenda PS pas Asamblesë Kombëtare të partisë pak ditë më parë, Gjiknuri tha se këto mund të jenë anektoda.

”Do të ndërtohet një proces, analizat postzgjedhor dhe për të ristrukturuar partinë për të përballuar sfidën. Mandati i tretë është gjithmonë i vështirë, qeverisja ka koston e saj dhe puna ku duhet të bazohet PS dhe angazhimi do të jetë garanci që kjo parti të mbetet parti lider në politikë bërjen.

Qëllimi i afatit është përmbyllja e analizave të Kongresit në qershor, njëkohësisht doi vlejë gjithë ekipit të PS për projeksionin e ri, është afat i mjaftueshëm dhe për të dalë me një platformë që do vite për tu implementuar. Partitë përballimin e tyre apo testimin e aftësive e kanë kur vijnë zgjedhjet, do të kemi brenda 2 vjetësh zgjedhje, dhe pas 4 vitesh. Është koha e mjaftueshme për të testuar organizimin e ri.

Do të zgjasë deri në fund të vitit, fillimi i vitit do e gjejë PS edhe me një statut të ri dhe organizim të ri. Sfidat që kërkon mandati i tretë, e ka thënë dhe Rama, është i vështirë, PS ka eksperiencë. Duhet të reflektojmë. Ka dhe probleme që duhet të reflektojmë.

Nuk e di pakënaqësinë. Brenda një organizate ka dhe pritshmëri të ndryshme. Janë gjëra të një prcesi që do të vazhdojë e do të fashitet rrugës. Nuk shoh ndonjë problem.”- tha Gjiknuri.

I pyetur dhe për pozicionin e ri të tij, që e mbante më parë Taulant Balla, Gjiknuri tha se kjo lëvizje është bërë për riogranizim të ri e jo për të ulur dikë apo ngritur dikë.

”Z.Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme, mendoj ndarja e dy funksioneve gjithmonë është bërë për në funksion të riorganizimit më të mirë, s’ka pasur qëllim të zvogëlojë dikë apo të rrisë dikë tjetër.”- deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...