20.4 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion kanë rënë në pranga 3 oficerë policie

Mësohet së në Vlorë janë arrestuar dy efektivë të forcave Shqiponja, inspektori me iniciale E. SH. dhe inspektori me iniciale G. N., pasi dyshohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërsa në Fier është AMP ka bërë ndalimin e Oficerit të policisë me iniciale K.Ç., me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre”.

Ndalimi u krye pasi ai ka kryer veprime korruptive me drejtues automjetesh, duke mos i ndëshkuar ata me masë administrative.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka finalizuar dy procedime penale dhe ka arrestuar 3 oficerë policie si të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka kryer arrestimin në flagrancë të Oficerëve të policisë Inspektor E. SH. dhe Inspektor G. N., me detyrë Trup Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë.

Arrestimi i tyre u krye pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas hollandezë, të cilët në datën 15.09.2023, rreth orës 18:30, janë ndaluar në qytetin e Vlorës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Oficerët e policisë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar dy procesverbale të shkeljes administrative, dyshohet se kanë përfituar një shumë prej 30.000 lekësh me qëllim moskryerjen e detyrës funksionale, me preteksin se do të kryenin pagesën e gjobës dhe se i kanë favorizuar duke mos u pezulluar Lejen e Drejtimit.

Materialet në ngarkim të dy punonjësve do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë sit ë dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” i kryer në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni pasiv kryer në bashkëpunim”.

***

Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka bërë ndalimin e Oficerit të policisë K.Ç., me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban në DVP Fier, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv” dhe “Shperdorim detyre”.

Ndalimi u krye pasi ai ka kryer veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masë administrative.

Materialet proceduriale u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...