26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Nënkryetarja e PD: Të tri koncesionet s’kanë pasur leje mjedisore! Drejtoresha e APP: Nuk kishim dijeni për procedurën

Gjatë dhënies së dëshmisë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, drejtoresha e APP u shpreh se ky institucion nuk ka bërë asnjë monitorim të kësaj procedure që i kushton buxhetit 22 mln euro pa TVSH.

Sipas saj, ligji i koncesioneve e ndalon dhënien e një koncesioni me negocim pa shpallje, pasi ai jepet vetëm me procedurë të hapur, të kufizuar dhe negocim me shpallje. Sipas Kryetares së Komisionit Jorida Tabaku, Ëngjëll Agaçi duket se ka qenë i informuar dhe kishte dijeni për kundërshtinë dhe refuzimin nga APP, por serbisht e ka vazhduar dhe e vazhdon aktualisht këtë procedurë joligjore, pavarësisht se drejtoresha e APP-së pranoi se nuk e njeh as tani.

Për nënkryetaren e PD-së, kjo tregon qartë rolin e Engjëll Agaçit. “Nuk kemi një komunikim për këtë procedurë. Në APP nuk ka asnjë komunikim të mëtejshëm për objektin të cilit ju i referoheni, kështu që nuk kam asnjë informacion zyrtar si është zbatuar procedura.

Ne thjesht kemi dhënë një mendim për projekt-vendim”, tha Kashta. Ndërkohë Gentjan Llatja deklaroi përpara deputetëve se impianti ka punuar që ditën e parë dhe është fikur një muaj e gjysmë më përpara, pas marrjes në sekuestro nga Gjykata e Posaçme, pasi mungon lënda e parë e nevojshme, që është gëlqerja. I pyetur nga deputeti i PD-së Luçiano Boçi, Llatja u përgjigj se:

“Patjetër që punon. Në datën 15 është urdhëruar nga drejtuesi teknik fikja e detyruar e impiantit për të mos shkaktuar një dëm për mungesë të lëndës së parë, që në rastin konkret është gëlqere”.

Debatit mes deputetit të PD-së që jeton në Elbasan dhe kryebashkiakut vazhdoi edhe për ligjshmërinë e procedurës së shpalljes së emergjencës mjedisore ku Llatja tha se: “nuk ka një akt që tregon përfundim apo mbyllje emergjence”.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Elbasanit ka mohuar një kontratë të re mes autoritetit kontraktues dhe koncesionarit për shtyrjen me 25 të afatit të dhënies me koncesion të prodhimit dhe shitjes së energjisë elektrike nga inceneratori i këtij qyteti.

“Licencat që jepen, jepen me një afat të caktuar, siç është edhe leja mjedisore. Është kuptuar gabim, një licencë jepet me një afat të caktuar dhe ka një vlerë kur jepet. Licenca e lidhur me impiantin është e pandashme nga impianti”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...