24.8 C
Tiranë
Tuesday, July 21, 2026

“Nga ai moment, tragjedia filloi të zhvillohej”/ Pesë persona humbin jetën teksa tentuan të shpëtonin një notar në SHBA

Një tragjedi e rëndë është regjistruar në shtetin amerikan të Ohajos, ku pesë persona humbën jetën pasi u hodhën në lumë në përpjekje për të shpëtuar një anëtar të grupit të tyre që po mbytej.

Sipas televizionit lokal WMAR-2, ngjarja ndodhi të dielën në lumin Scioto, pranë qytetit Powell, në periferi të Columbusit, ku një grup njerëzish ishte mbledhur për të kaluar ditën e pushimit.

Sherifi i Qarkut Delaware, Jeffrey Balzer, tha se gjithçka nisi kur një prej pjesëmarrësve hyri në lumë për të notuar dhe papritur hasi vështirësi.

“Nga ai moment, tragjedia filloi të zhvillohej”, deklaroi Balzer, duke shpjeguar se disa persona u hodhën në ujë për ta ndihmuar, por edhe ata u rrëmbyen nga rryma.

Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje gjetën fillimisht dy gra në lumë të dielën. Ato u transportuan me urgjencë në spital, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve.

Kërkimet vijuan edhe të hënën, kur autoritetet nxorën nga lumi trupat e tre burrave të tjerë, duke e çuar në pesë numrin e viktimave.

Sipas autoriteteve, alarmi u dha nga një shofer kalimtar, i cili telefonoi në numrin e emergjencës 911 pasi pa një fëmijë të tmerruar duke vrapuar vetëm në rrugë dhe duke kërkuar ndihmë.

Dy fëmijë nën moshën 10 vjeç arritën t’i mbijetonin tragjedisë dhe janë vendosur përkohësisht nën kujdesin e shërbimeve sociale, derisa të merren nga familjarët. Mes tyre ndodhet edhe fëmija që arriti të largohej nga zona dhe të njoftonte autoritetet për ngjarjen.

Autoritetet lokale vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë, e cila i mori jetën pesë personave gjatë një përpjekjeje për të shpëtuar një tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Rrjedha” në Tepelenë/ 57-vjeçari kapet në flagrancë duke kultivuar 175 bimë narkotike në kanionet...

0
Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Tepelenës ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 57-vjeçari, i cili dyshohet se kishte kultivuar...

Sherr në plazh në Golem/ Arrestohen dy punonjës, procedohen dy të tjerë pas konfliktit...

0
Një konflikt fizik në një subjekt plazhi në Golem ka përfunduar me dy persona të arrestuar dhe dy të tjerë nën procedim penal, pas...

Andrew Tate dhe vëllai i tij përballë ekstradimit drejt Britanisë/ Nis beteja ligjore në...

0
Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë paraqitur në një gjykatë federale në Miami, ku kanë nisur procedurat ligjore për kërkesën e ekstradimit...

“E hoqi mbulesën në studio”/ Ikballe Huduti flet për shpalljen “non grata”: Më ndodhi...

0
Islamologia Ikballe Huduti ishte e ftuara e radhës në emisionin “Kojshia Show”, ku foli për herë të parë rreth shpalljes së saj “non grata”...

The Telegraph: Të burgosurit shqiptarë në Britani kryejnë mijëra telefonata nga burgjet, ngrihen dyshime...

0
Prestigjiozja britanike The Telegraph i ka kushtuar një artikull të burgosurve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, duke raportuar se ata kanë kryer numrin më...