35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Nga Instagrami te dosjet e Prokurorisë: Kush është Mefail Shkodra, i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan

GJILAN – Fotot e tij në “Instagram” tregojnë makina luksoze Range Rover dhe BMW X5, darka me njerëz të pushtetshëm dhe citate motivuese për “forcën” dhe “rrugën drejt suksesit”. Por pas imazhit të kuruar me kujdes, Mefail Shkodra kishte një dosje të trashë penale, e mbushur me akuza për fajde, shantazh dhe dhunë.

Të martën, 10 gusht 2025, emri i tij u rikthye në qendër të lajmeve, pasi akuzohet si autor i një vrasjeje të trefishtë në Gjilan. Në kërkim janë shpallur edhe djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra, ndërsa një bashkëpunëtor u arrestua në vendngjarje. Burime nga policia thonë se përplasja ka nisur për shkak të borxheve nga fajdetë.

Shkodra nuk e kishte problem ta shfaqte jetën e tij luksoze. Në postimet e tij figurojnë takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe liderin e AAK-së Ramush Haradinaj. Mes fotove të makinave dhe udhëtimeve, ai postonte edhe fraza si:

“Njerëzit e fortë rrallë kanë një të kaluar të lehtë”
“Nëse ndalesh sa herë që një qen leh, nuk e mbaron kurrë rrugën tënde”

Por historia e tij me ligjin është e gjatë. Në qershor 2024, ai dhe djali i tij u arrestuan me dyshimet për fajde dhe kërcënime, duke i shkaktuar një viktime dëm mbi 600 mijë euro. Gjatë bastisjes, policia gjeti armë dhe mijëra euro cash. Ai u lirua në tetor të po atij viti pas katër muajsh paraburgim.

Dosja e tij përfshin pesë raste për sulm, tri për fajde, dy për prishje të rendit dhe qetësisë, si dhe akuza për mashtrim, kërcënim, shantazh dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Ndërkohë që policia e Kosovës vijon kërkimet për djemtë e tij, qytetarët në Gjilan janë të tronditur nga përmasat e dhunës dhe lidhjet e mundshme mes botës së krimit dhe figurave publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...