31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Ngjarja e 21 Janarit/ PS dorëzon në SPAK kallëzimin penal me një provë të re

Partia Socialiste do të depozitojë sot një kallëzim penal në SPAK për atë që e cilësojnë një provë te re për ngjarjen e 21 janarit.

Ky fakt u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste , Damain Gjiknuri. Ai i bëri thirrje SPAK që të marrë në shqyrtim këtë provë të re dhe të vërë para përgjegjësisë autorët që dhanë urdhrin për vrasjen e 4 qytetarëve.

“I bëjmë thirrje prokurorisë që t’i marrë në shqyrtim provat e reja. S’ka gjë më të rëndë se vrasja e qytetarëve. Çdo akuzë duhet zbardhur, aq më tepër kur qytetarët vriten nga shteti. Sot do të depozitojmë këtë kallëzim penal. Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kryeministër, ata duhet të zgjidhin këtë faj. Ata janë bashkëpunëtor në një krim që s’duan të zbulohet. Ky fakt i ri i ka të gjitha mundësitë për të vënë këtë çështjes në dispozicion të prokurorisë.

Sot bëhen 5 ditë që opinioni publik u njoh me fakte të reja. Përmban të dhëna për fakte të reja që nuk i janë nënshtruar ndonjëherë hetimeve. Dallohet qartë se janë dhënë urdhëra. Faktorët janë në audio se vrasjet janë kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia. Përfshirja e Bashës rezulton e provuar, krijon dyshime se ndërhyrja e tij është bërë me porosi për të zbatuar urdhërin e Berishës,” u shpreh Gjiknuri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...