27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Ngjarje tragjike në fshatin Drisht: Gjendet e pajetë një 77-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Drisht të Shkodrës, ku është gjetur e pajetë një 77-vjeçare, identifikuar si V. Sh. Shtetasja kishte humbur kontaktin me familjarët e saj dhe ishte larguar nga banesa e saj ditën e djeshme. Trupi i saj u zbulua në një ullishte dhe, sipas raportimeve të para, nuk janë gjetur shenja dhune.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10. Aktualisht, grupi hetimor po vazhdon punën për të sqaruar rrethanat që lidhen me këtë rast të trishtueshëm.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shenja dhune, në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe. Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.”

Hetimet janë në proces për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje, ndërsa familja dhe komuniteti janë të tronditur nga humbja e kësaj gruaje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...