26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Nis sot seanca e parë e Kuvendit të ri/ PD rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh mungesë

Do të mbahet sot seanca e parë e Kuvendit të ri. Sot, 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të ulen në sallën e Kuvendit për të shënuar nisjen zyrtarisht të kësaj legjislature.

Seanca do të drejtohet nga Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër në moshë në këtë legjislaturë të Kuvendit.

Përmes dy seancave, 1 paradite në orën 10:00 dhe tjetra pasdite në orën 17:00, pritet betimi i 140 ligjvënësve të rinj si dhe zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit.

Lindita Nikolla është e përzgjedhura e socialistëve për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë. Procedura saktëson se emri i saj do të duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë, ndërkohë që zgjidhja zhvillohet pa debat dhe me votim të fshehtë.

Ora 10:00 e ditës së sotme do të jetë momenti kur pas më shumë se dy vite bojkoti nga opozita,  parlamenti do të kthehet në shinat e normalitetit.

Partia Demokratike rikthehet sot në Kuvend pas 30 muajsh mungese. Që prej shkurtit të vitit 2019, e deri më tani kanë kaluar 2 vite e gjysmë, qëkur opozita e kryesuar nga PD, dogji mandatet dhe vendosi të ishte jashtë institucioneve parlamentare.

Kjo seancë e parë e Kuvendit pritet të jetë e tensionuar, nisur nga fakti se ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur qartazi se do të jetë i pranishëm, pavarësisht ultimatumit të SHBA.

Mbrëmë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta. Basha tha se PD është partia më proamerikane dhe më proevropiane duke folur dhe për vendimin e DASH për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD Sali Berisha si dhe kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Distancimi fizik do të aplikohet edhe në këtë legjislaturë duke ulur në sallën e mbledhje plenare një numër të barabartë deputetësh nga shumica dhe opozita. Pjesa tjetër do të akomodohet në llozha dhe pjesën dedikuar publikut dhe gazetarëve. Një komision do të vlerësojë ligjshmërinë e mandateve e më pas do të votohet kryetarja e re e propozuar nga shumica, Lindita Nikolla. Shumica qeverisëse e Edi Ramës pritet të përballet me një opozitë të fortë e cila nuk do ta kursejë retorikën e ashpër politike.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...