34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Nis sot zyrtarisht procedura për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, ja axhenda për raundet e votimit

Ditën e sotme do të nisnin zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, ku do të përcaktohet dhe axhenda për raundet e votimit në Kuvend.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, Konferenca e Kryetarëve do të nisë në orën 12:30 , me praninë e kryetarëve të grupeve parlamentare.

Grupi i punës i ngritur nga Partia Socialiste ka mbledhur propozimet e deputetëve për presidentin me zarfin e famshëm me 3 emra, ndërsa nëpërmjet një e-maili zyrtar edhe qytetarët po shprehin kandidaturat e tyre.

Mazhoranca ka kryer konsultime me krerët e grupeve të tjera, përveç atij të Partisë Demokratike, për shkak të krizës së brendshme në parti. Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kreut të grupit parlamentar është shprehur se PD nuk duhet ta përjashtojë veten nga procesi i zgjedhjes së presidentit, ndërkohë që nga ana tjetër Sali Berisha ka deklaruar se çdo negociatë me Ramën legjitimon pushtetin e tij.

Deri në raundin e tretë palët mund të votojnë një emër konsensual. Nëse deri në raundin e tretë nuk votohet ky emër atëherë mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të.

Kryeministri Rama ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste ndërsa deri më tani asnjë prej grupeve parlamentare nuk ka mbështetur publikisht një kandidat të caktuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...