4.5 C
Tiranë
Thursday, December 11, 2025
spot_img

“Një ditë që ndezi dritën e shpresës për Shqipërinë e lirë” – Fiona Nishani për 35-vjetorin e PD

Në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, Fiona Nishani, vajza e ish-Presidentit Bujar Nishani, foli për arritjet historike të kësaj force politike dhe rëndësinë e tyre për brezin e ri.

Ajo e cilësoi themelimin e PD-së më 11 dhjetor 1990 si një moment që “ndezi dritën e shpresës për Shqipërinë e lirë pas dekadash errësirë komuniste”. Nishani theksoi dy nga arritjet më të mëdha: liberalizimin e vizave drejt Evropës, që i hapi mundësi brezit të ri për studime dhe eksperienca ndërkombëtare, si dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, që siguroi një mbrojtje të qëndrueshme ushtarake dhe sigurie për vendin.

Në fjalën e saj, Nishani tha se brezi i ri është rritur duke përfituar nga këto arritje: “Ne jemi brezi që ka fluturuar drejt Evropës pa viza – një ëndërr që u bë realitet falë qeverisjes së Partisë Demokratike. Liberalizimi i vizave ishte çelësi që hapi dyert e mundësive, universiteteve, njohjeve dhe kulturave të reja.”

Ajo shtoi gjithashtu se anëtarësimi në NATO nuk ishte thjesht një firmë në dokumente, por garancia e një të ardhmeje më të sigurt: “Ne jemi brezi që është rritur i sigurt nën ombrellën e NATO-s. Anëtarësimi në NATO nuk ishte thjesht një firmë në një dokument; ishte garancia se e ardhmja jonë do të ishte më e sigurt sesa e kaluara e hidhur.”

Fiona Nishani përfundoi duke theksuar nevojën për energjinë dhe angazhimin e të rinjve: “Partia Demokratike ka më shumë nevojë se kurrë për ne, të rinjtë për energjinë, idetë dhe pastërtinë tonë morale. Ka nevojë për të rinj që nuk dorëzohen, që nuk e pranojnë padrejtësinë si normalitet, që nuk e pranojnë largimin si zgjidhje.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kujtimi, vepra, trashëgimia e tyre mbetet krenaria jonë” – Sali Berisha nderon themeluesit e...

0
Në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, kryetari historik i PD, Sali Berisha, nderoi themeluesit dhe kontribuuesit e kësaj force politike, duke theksuar rëndësinë...

“Ne nuk ikim, ne qëndrojmë, ne fitojmë” – Ted Kopliku thekson misionin e Brain...

0
Në ceremoninë e 35-vjetorit të Partisë Demokratike, drejtuesi i Departamentit ‘Brain Gain’, Ted Kopliku, theksoi rëndësinë e strukturës që ka si synim kthimin dhe...

“Liria ishte një zgjedhje” – Rajmonda Bulku sjell dëshmi të forta në 35‑vjetorin e...

0
Në 35‑vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ish-deputetja Rajmonda Bulku solli një nga fjalimet më emocionuese të mbrëmjes, duke rikthyer kujtime të gjalla nga...

“Kjo sfidë nuk është fundi i PD-së” – Floriana Garo në 35-vjetorin e themelimit...

0
Sot Partia Demokratike feston 35-vjetorin e themelimit, duke kujtuar historinë dhe arritjet e saj në rrugën e demokracisë në Shqipëri. Në ceremoninë përkujtimore, zëdhënësja...

Dhuratat zyrtare të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, dalin në ankand për bamirësi

0
Dhuratat zyrtare të marra nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë tre viteve të fundit do të dalin në ankand, ndërsa të ardhurat e fituara...