31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

“Një gotë verë në darkë”,alkooli para gjumit, ja si ndikon në organizëm

A është e vërtetë që disa gota “të mira” para se të shkojmë në shtrat mund të nxisin një pushim të qetë? Sipas ekspertëve, jo, pasi alkooli vepron në tru duke ndrydhur ciklin e gjumit me efekte, gjë e cila mund të zgjasë me orë të tëra.

Jennifer Martin, doktoreshë dhe profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, shpjegon në një intervistë të fundit me New York Times se ”pijet alkoolike ndryshojnë sekuencën e fazave të gjumit të thellë dhe gjumit të lehtë që karakterizojnë pushimin tonë”.

Alkooli, në fakt, nxit zgjimin e vazhdueshëm dhe rënien në gjumë, gjë që bën që cikli i gjumit të fillojë nga e para çdo herë – transmeton KP.

Rezultati është që, pas një nate përgjithësisht pa ëndrra, në mëngjes zgjoheni më të lodhur se më parë, me dhimbje koke dhe shumë pak energji. Me pak fjalë, pijet alkoolike, ndërkohë që favorizojnë një gjumë më të shpejtë, ndikojnë keq në pjesën e dytë të natës. Por, në detaje, çfarë ndodh me trurin tonë pas disa pijeve?

Pak minuta pas gëlltitjes, alkooli arrin në tru ku ndërvepron me acidin gama-aminobutirik (ose GABA), një neurotransmetues që pengon transmetimin e impulseve nervore dhe ka një efekt qetësues.

Jo vetëm kaq: alkooli gjithashtu ka një efekt të fuqishëm diuretik që ju detyron të zgjoheni shpesh për vizita po aq të shpeshta në tualet. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, edhe gota e tepërt kontribuon në gërhitjen më shumë: alkooli është në fakt një relaksues i muskujve që nxit zgjerimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe ndryshon frymëmarrjen normale gjatë natës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...