31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

“Një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk meriton të ekzistojë”/ Berisha: “Lulzim Basha në një moment më thotë që PD do shkatërrohet nëse…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar një bisedë që ka pasur me Lulzim Bashën pas shpalljes non grata nga SHBA për të treguar qëndrimin që do të mbajë në raport me Partinë Demokratike pas sanksionimit edhe nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Berisha deklaroi se Lulzim Basha i tha se partia mund të shkatërrohet nëse ai futet në parlament por shtoi se demokratët shkojnë sërish te ai edhe pse i kanë të shenjtë dy shtete që ka vendosur ta shpallin non grata.

“Lulzim Basha në një moment më thotë që Partia Demokratike do shkatërrohet nëse ti nuk pranon të mos hysh në parlament. Përgjigja ime është se një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk Meriton të ekzistojë.

Ai më vonë e përdori për të thënë se shiko ky sa shpirt kaëm pranon të shkatërrojë edhe partinë. Unë nuk mund të them të njëjtat gjëra që kam thënë atë që isha qytetar privat. Sot jam i detyruar të konsideroj partinë.

Nuk kanë asnjë lloj qëllimi nga ana ime por ka një të vërtetë se të gjithë këta njerëz i kanë të çmuar SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar por prapë vijnë te mua. Gabimet bëhen dhe është i mjerë ai që mendon se del jashtë gabimeve. Unë u përkas atyre që nuk besoj kurrë te të pagabueshmit”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...