9.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Një stuhi me breshër godet Beogradin , uji vërshon në rrugët e kryeqytetit

Një stuhi me breshër e ka goditur Beogradin pasditen e 5 gushtit, duke bërë që uji të rrjedhë nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit serb.

Stuhia u shoqërua nga erëra të forta dhe shi, si dhe nga një rënie e madhe në temperatura.

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë (IHS) njoftoi më herët se moti në Serbi do të jetë shumë i paqëndrueshëm, me shi, rrebeshe të mëdha, bubullima dhe kohë pas kohe breshër, posaçërisht pasdite dhe në mbrëmje.

IHS pret që temperaturat të bien për rreth pesë deri në tetë gradë.

Temperatura aktuale në shumicën e vendeve në Serbi është mes 26 dhe 32 gradë Celsius, sipas IHS.

Ministria e Brendshme e Serbisë (MBS) njoftoi të premten, 4 gusht, se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të reagojë ndaj pasojave të shirave të mëdha, si dhe për t’i mbrojtur popullin dhe pronat.

Stuhia në Serbi mbërriti nga Evropa veriore, e cila më herët i dëmtoi vendet e tjera si Slloveninë dhe Kroacinë, ku pritet një rritje e madhe e nivelit të ujit në lumenjtë Mura, pritet të rritet. Alarmi për motin e lig është aktivizuar edhe në Bosnja e Hercegovinë.

Më së keqi është goditur Sllovenia. Shiu i madh që ra gjatë natës së 4 gushtit dhe mëngjesit së 5 gushtit në provincat e Sllovenisë, Gorenjska dhe Karinthia, shkaktoi vërshime. Niveli i ujit në lumenjtë e Sllovenisë jugore, të cilat kanë dalë nga shtrati në disa vende, janë në rritje, dhe si pasojë shumë rrugë mbesin të mbyllura.

Agjencia e Mjedisit të Sllovenisë, ARSO, rriti alarmin në nivelin më të lartë pas shirave të rrëmbyeshme që kanë goditur më së keqi pjesë veriore, veriperëndimore dhe qendrore të shtetit.

Policia sllovene tha për agjencinë e lajmeve STA se tre persona kanë vdekur që kur shteti u godit nga stuhitë e shiut të enjten mbrëma. Një sllovene vdiq në qytetin Kamnik, ndërkaq dy shtetas holandez vdiqën në një zonë malore afër qytetit Kranj.

Vdekja në Kamnik mund të jetë shkaktuar nga vërshimet, ndërkaq vdekjet në mal mund të jenë shkaktuar nga vetëtimat. Megjithatë, rrethanat e vdekjeve janë duke u hetuar”, tha zyrtarja policore, Maja Adleshiq Ciperle.

Ushtria e shtetit është angazhuar në ndihëm e qytetarëve pas motit të lig.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...