23.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

“Një tjetër skandal për këtë qeveri”/ Lili Sula kritikon arrestimin e Drejtoreshës së AKAP: “Arta Dollani simbol i degradimit qeverisës”

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, reagoi ashpër lidhur me arrestimin e Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, Arta Dollani, duke e cilësuar ngjarjen si “një tjetër skandal për këtë qeveri”.

Sula theksoi se arrestimi i kreut të arsimit parauniversitar përbën “ngjarje të zezë për mësuesit, nxënësit dhe shoqërinë” dhe sipas saj, dëshmon degradimin e sistemit arsimor dhe fenomenin e “partisë-shtet”, që ka dobësuar institucionet në vend gjatë viteve të fundit.

Ajo kujtoi karrierën e mëparshme të Dollanit, duke përmendur periudhën kur drejtoi Institutin e Monumenteve të Kulturës, ku sipas PD-së u ndërmorën vendime të diskutueshme në fushën e trashëgimisë kulturore. “Nga punonjëse e thjeshtë e bashkisë, Dollani u katapultua në pozicionet më të rëndësishme, për të firmosur aktet e fundit të groposjes së sistemit edukativ,” tha Sula.

Reagimi i PD-së gjithashtu theksoi menaxhimin e diskutueshëm të institucionit nga Dollani: paraqitje të shkurtra në punë dhe një regjim të rreptë kontrolli ndaj stafit. “Ky standard i dyfishtë është tregues i arrogancës së pushtetit dhe i shkatërrimit të çdo parimi të barazisë dhe përgjegjshmërisë institucionale,” tha Sula.

Në përfundim, ajo e cilësoi Dollanin si “simbol të degradimit qeverisës” dhe e lidh arrestimin e saj me kontrabandën e mbetjeve të rrezikshme, duke e konsideruar një zhvillim shqetësues për arsimin në vend.

Sula bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të paralajmëruar për datën 10 shkurt, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen “pa dallim partiak apo ideologjik”, për të kërkuar drejtësi dhe integritet në institucionet arsimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...