14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë”/ Nuk e përcolli as tek dera e daljes, reagimi i Oltës pas eliminimit të Efit

Mbrëmja e kaluar ishte një prej netëve me më shumë emocione në “Big Brother VIP”, me një eleminim të dyfishtë që ndryshoi totalisht rrjedhën e lojës.

Megjithëse bëri gafa të pafalshme për një mesatare 9,5 që pretendon se ka, Dea Michelle u zgjodh fituesja e “Testit të Inteligjencës” dhe iu dha pushteti të nxirrte në nomimin tre banorë.

Me një buzëqeshje hakmarrjeje dhe një shpjegim përciptazi, ajo vendosi të çojë në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin. Me këtë lëvizje, ajo tregoi qartë që u kthye në një ushtare të Olta Gixharit dhe plotësuese të ‘urdhërave’ të saj.

Efi ishte e eleminuara e mbrëmjes, gjë që solli trishtim të madh tek Luizi e Kiara, ndërsa gëzim të pafundëm tek Olta dhe grupi i saj.

Olta nuk denjoi as ta përshëndesë konkurrenten e ta përcjellë tek dera si të gjithë banorët e tjerë, por qëndroi në living.

Më vonë gjatë mbrëmjes, ajo bisedoi me Dean për zgjedhjen e të nominuarve dhe eliminimin, duke mos mbajtur dot gëzimin e madh që Efi, konkurrentja më e fortë që kishte përballë dhe s’po e mposhtte dot, ishte larguar tashmë nga shtëpia.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë”- ishin fjalët që Olta i tha Deas për daljen e Efit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Spanja ende pa vendim për ankorimin e kroçerës së dyshuar me hantavirus, kundërshton OBSH

0
Qeveria spanjolle ka deklaruar se nuk ka marrë ende asnjë vendim për ankorimin e një kroçere që dyshohet si vatër e përhapjes së hantavirusit,...

“Ferma VIP”: skualifikimi i Adionit dhe incidenti me moderatoren nxisin reagime

0
Transmetimi i fundit i formatit televiziv “Ferma VIP” është shoqëruar me momente tensioni, pas skualifikimit të konkurrentit Adion nga gara. Menjëherë pas largimit të tij...

Mediu në procesin për Gërdecin: “Po më ngarkohen përgjegjësi që nuk janë të ministrit”

0
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka vijuar mbrojtjen e tij në procesin gjyqësor që lidhet me tragjedinë e Gërdecit, duke kundërshtuar akuzat e Prokurorisë...

Haziri: Kosova në krizë politike, LDK paralajmëron vendime për listat zgjedhore

0
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se vendi po përballet me një krizë të thellë politike dhe mungesë të...

Aeroporti i Tiranës: Fluturimet vijojnë normalisht, nuk ka probleme me furnizimin me karburant

0
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve ndërkombëtare se disa linja ajrore në botë janë detyruar të reduktojnë fluturimet për shkak...