26.6 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Nuk kam zgjedhur të hesht”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t flet pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-drejtoresha e AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), Mirlinda Karçanaj, të mos jetë më e detyruar të qëndrojë e mbyllur në një nga adresat e deklaruara prej saj si masë sigurie, pas ndryshimeve të fundit në vendimin gjyqësor.

Menjëherë pas këtij zhvillimi, ajo ka folur për herë të parë në emisionin “Top Story”, duke deklaruar se është përfshirë në një proces që, sipas saj, nuk e përfaqëson realisht.

“Unë nuk kam zgjedhur të hesht, por e kam pasur të pamundur të flas. Jam gjendur befas në një botë që isha e papërgatitur… Kam jetuar e mbyllur jo vetëm brenda katër mureve, por me atë ndjesinë e fajësisë së paracaktuar,” u shpreh ajo.

Karçanaj tha se ka ndjerë presion dhe gjykim publik, duke shtuar se është trajtuar si “një emër në një dosje dhe jo si njeri”.

Ajo theksoi gjithashtu se çdo proces duhet të hetohet dhe çdo përgjegjësi të verifikohet, por sipas saj pa paragjykim publik dhe pa poshtërim.

Hetimet ndaj saj

Mirlinda Karçanaj, e cila ka drejtuar për një periudhë të gjatë AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është marrë e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera”, në kuadër të hetimeve që përfshijnë edhe persona të tjerë dhe kompani të lidhura me prokurime publike.

Sipas dosjes hetimore, akuzat lidhen me procedura tenderimi dhe dyshime për veprime të kryera në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar. Hetimet vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...