24.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

“Nuk merrem me video”! Rama i kthehet ashpër Metës: Je i vetmi President që dergjesh skutave!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur publikisht nga Asambleja e PS Presidentit Ilir Meta, pas letrës së këtij të fundit drejtuar socialistëve, ku iu thoshte se ai ka marrë peng partinë, ndërsa deklaronte se jep dorëheqjen nga detyra, nëse Rama i thotë emrat e kriminelëve që ka takuar.

Me tone të ashpra, Rama tha se nuk ka video për takimet skutave të Metës, por shtoi prerë se Presidenti dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë.

“Ilir Meta iu ka shkruar një letër, nuk e di a Taulanti do ta përfshinte në rendin e ditës, por ajo që më ka bërë përshtypje është: Ilir Meta thotë që juve më keni marrë mua refugjat dhe më keni bërë ministër. Kjo është një shprehje që tregon sa shumë i do Meta emigrantët në thelb. Meta, Monika, Saliu dhe Luli nuk duan të dinë fare jo për emigrantë, po për askënd tjetër që nuk hyn në rrethin e tyre. Po nuk ishe i LSI, ose i korruptueshëm nga LSI, ti nuk ekziston për Ilir Metën, fare! Që unë kam qenë emigrant ky është fakt, që unë dua që të kemi prapë emigrantë në listën e deputetëve, është krejt e natyrshme për ne, por kjo këngë e refugjatit që erdhi i bë ministër, është kënga e atij që në thelb e do Shqipërinë vetëm për vete.

Sikur të kishte mundësinë ta kishte vetëm për vete, do ta kishte zbrazur komplet. Ilir Meta flet për banditë e për trafikantë, ndërkohë që profesorë e intelektualë qenkan përjashtuar nga PS, dhe iu kërkon të bashkoheni me të për të marrë mbrapsht Kastriot Islamin, që më rezulton të jetë profesori i vetëm i përjashtuar, dhe t’i bëni atë që s’thuhet PS, por këtu vlen diçka tjetër, që të thuhet, rithuhet, dhe unë e them dhe e rithem: jo vetëm për reformën në drejtësi, por dhe luftën kundër krimit, atë që bën PS, as nuk mund ta conte njeri nëpër mend. Kujt i shkonte në mend se ata që kanë kryer krime të rënda, të japin llogari për pasuritë e tyre. Iliri do video, unë me video nuk merrem fare, s’më interesojnë fare videot dhe llafet për videot. Kërkon video për skutat ku ai futet, por është e sigurt që President në botë, në Shqipëri, as Saliu që ishte President partiak, as ka pas, as ka për të pasur më, që dergjet skutave, për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...