26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Nuk u lejua të hynte në selinë e PD / Bejko: “Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e menaxhimit e gjithë elitës së PD”

Pasi u konfrontua fizikisht me përkrahës të Berishës, sekretari i PD-së, Roland Bejko deklaroi se ky episod është i njëjtë me atë çka i ka ndodhur në 91-shin, kur organizoi një grevë kundër regjimit të Enver Hoxhës. Ai tha për mediat se kjo sjellje është produkt i Berishës.

“Unë kam qenë njeriu që e kam mbështetur Berishën në 97’ por ka një kohë që boll është boll. Erdha të futesha në seli nuk e dija që kisha kaq shumë njerëz u gjenda përballë këtij reagimi. Do i drejtohem vetëm Berishës të mbajë njerëzit nën kontroll! Se këtë ma ka bërë vetëm turma e enveristëve që më ka nxjerrë jashtë nga greva. E bëjnë për ata oligarkë të partisë që i kanë shtypur e i kanë mjelur këta. Njerëz që kanë dhënë shumë për PD.

Faj ka ai që i ka sjellë këtu, jam befasuar kur pash që më qëlloi njeriu që kam mbajtur me bukë. Kjo që ndodh tani më ka ndodhur në shkurt të 91. Ishim dujke organizuar grevën e studentëve kundër Enver Hoxhës. Kam qenë organizator. Kur po bënim atë grevë, erdhën mbështetës të Hoxhës dhe na kanë shkelur me këmbë. Ka ardhur turma e enveristëve na ka nxjerrë jashtë kemi që në 90 që luftojmë me këtë njeri dhe sot marrim sharje. Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e menaxhimit e gjithë elitës së PD, që e kanë lënë partinë në këtë situatë”, tha Bejko.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...