28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Nxehtësi që kërcënon jetën”/ Mbi 60 milionë amerikanë nën alarm, temperaturat do të ndihen deri në 46°C

Miliona amerikanë po përballen me një valë ekstreme të të nxehtit, ndërsa pjesa qendrore dhe lindore e Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga temperatura përvëluese.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, në shumë zona termometri pritet të kalojë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do ta bëjë nxehtësinë të ndihet deri në 46 gradë Celsius.

Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat rekord do të vijojnë edhe pas festimeve të 4 Korrikut, kur SHBA-ja kremton 250-vjetorin e Pavarësisë.

Aktualisht, mbi 60 milionë banorë ndodhen nën paralajmërime për temperatura ekstreme, ndërsa autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të njohin shenjat e goditjes nga të nxehtit, e cila mund të jetë kërcënuese për jetën.

Në Çikago janë hapur qendra të posaçme freskimi dhe po kryhen kontrolle për të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara.

Ndërkohë, në Nju Jork autoritetet kanë vendosur pika të lëvizshme për shpërndarjen e ujit, stacione freskimi me ventilatorë dhe peshqirë të ftohtë, për të ndihmuar qytetarët të përballojnë temperaturat ekstreme.

Edhe Uashingtoni pritet të regjistrojë temperatura rreth 38 gradë Celsius nga e enjtja deri të shtunën, pikërisht gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë.

Vala e të nxehtit po ndikon gjithashtu edhe në zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Botës, që këtë vit po organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...