25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Odise Roshi viktimë e hackerave në Instagram, lojtari kërkon falje për mesazhet e padëshiruara

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, ka rënë pre e hackerave në rrjetet sociale, duke shpërndarë mesazhe të padëshiruara nga profili i tij në Instagram. Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti, i cili kërkoi ndjesë ndaj ndjekësve të tij për shqetësimin e shkaktuar.

Në një njoftim në Instagram, Roshi deklaroi: “Gjatë 15 orëve të fundit, Instagrami im ka qenë i ‘hacker-uar’. Më falni për të gjitha mesazhet ‘spam’. Mos hapni asnjë link që vjen nga profili im, për sigurinë tuaj. Faleminderit! O.R”.

Futbollisti shqiptar, aktualisht 34 vjeç, aktivizohet në Ligën e Parë turke te ekipi Ankara Keciorengucu, ku këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat. Ai konfirmoi se tashmë ka rikuperuar kontrollin mbi llogarinë e tij dhe profili është i sigurt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...