29 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Ogerta Manastirliu përgjigjet ndaj Ina Zhupës: “Mos e ktheni dhimbjen në teatër”

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka reaguar ashpër ndaj deputetes Ina Zhupa gjatë një interpelance në Kuvend, duke e akuzuar atë për përdorim politik të një situate tragjike dhe për dezinformim të publikut. Në fjalën e saj, Manastirliu theksoi se interpelanca nuk po përdorej për të adresuar çështje konkrete dhe përgjegjësi, por për të krijuar një zhurmë politike me synime personale.

Ministrja u shpreh se përparësia e politikës duhet të jetë njeriu dhe jo interesat personale. Ajo e cilësoi qëndrimin e Zhupës si një shembull të papërgjegjshmërisë politike:
“Kur jepet përparësi politikës dhe jo njerzillëkut, kjo është fundi i politikës si qëllim për njerëzit. Në vend që të tregoni përgjegjësi, po e ktheni këtë interpelancë në një moment për përfitime politike personale. Kjo është kulmi i papërgjegjshmërisë.”

Manastirliu mbrojti performancën e Ministrisë së Arsimit, duke theksuar reformat dhe projektet e zbatuara në sistemin arsimor. Ajo përmendi rritjen e pagave të mësuesve dhe përmirësimin e infrastrukturës shkollore, duke vënë në dukje gjendjen e sistemit arsimor në të kaluarën:
“Nxënës dhe breza të tërë u lanë në harresë. Shkollat ishin si stalla. Ne po ndërtojmë arsimin hap pas hapi me qindra projekte që janë në zbatim. Paga mesatare për mësuesit sot është 900 euro.”

Manastirliu i bëri thirrje Zhupës që të mos përdorë situata tragjike për përfitime politike dhe të mos dezinformojë publikun:
“Mos e ktheni dhimbjen e njerëzve në teatër. Shqiptarët e dinë kush punon dhe kush bën zhurmë. E vërteta nuk mund të mbytet nga zhurma e akuzave.”

Ministrja përfundoi me një mesazh optimist për rezultatet e punës së qeverisë dhe një paralajmërim për zgjedhjet e ardhshme:
“Shqiptarët do t’ju japin përgjigjen e tyre në 11 maj 2025. Edhe akuzat tuaja, edhe deklaratat politike, shumëzohen me zero nga kryetari juaj dhe nga qytetarët.”

Fjalimi i Manastirliut u shoqërua me duartrokitje nga deputetët e mazhorancës, ndërsa debati me Zhupën mbeti i ashpër dhe polarizues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...