25.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Oliver Varhelyi / I zhgënjyer që nuk është bërë i mundur përparimi i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi, shprehet i zhgënjyer që nuk është bërë i mundur përparimi i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, komisioneri Varhelyi thekson se shpreson që në një kohë të shkurtër të mund të kemi një dritë jeshile për këtë çështje, ndërkohë që shton se një proces i tillë është shumë i rëndësishëm për Ballkanin Lindor dhe Europën.

“I zhgënjyer që nuk mundëm të lëviznim përpara me negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, por unë shpresoj që në një periudhë të shkurtër kohore të mund të jemi në gjendje. Ne na duhet të thyejmë bllokimin shpejt.

Kjo është shumë e rëndësishme për Ballkanin Lindor dhe për Europën. Me rishikimin e metodologjisë për Ekonominë dhe planin e Investimeve, ne kemi një dritare unike për të mundur të lëvizim rajonin përpara dhe për të dhënë rezultate të prekshme. Ne do vijojmë të punojmë për këtë qëllim“, është shprehur Varhelyi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...