27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Open Balkan”/ Rama: “E kemi shumë të qartë rrugën tonë, ne do ta ndërtojmë Europën këtu”

Kryeministri Edi Rama ka pasur një mesazh dhe për Bashkimin Europian gjatë fjalës së tij në samitin e “Open Balkan” që po mbahet në Ohër. Rama tha se Shqipëria nuk do bëhet gati për dasmë, por do shkojë me rrobat e rastit, duke iu referuar mbledhjes së ardhshme t% Këshillit Europian.

Rama tha se Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja, dhe iu drejtuar dhe liderëve të Maqedonisë së Veriut.

“Dy fjalë për BE-në për dasmën e radhës, se sa herë afron ky Këshilli Evropian është njësoj si të bëhemi gati për dasmë. Unë e kam thënë dhe më parë, Shqipëria nuk do përgatitet më për dasmë, do vishet me rroba të rastit. Në pritje të krushqve se nuk vjen dhëndri në derë..

Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne se po të ishim nusja nuk do ngelnim në derë. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë. Ne do ta ndërtojmë Europën këtu. Do ndërtojmë sistemet tona të funksionimit, të shtetit, të ekonomisë, të gjitha dhe prandaj kur ata të duan dasmën do jemi gati. Ndaj u themi miqve të Maqedonisë së Veriut të mos ta marrin me stres.  Ka dalë Bullgaria, e kuptoni apo jo? Bullgaria është “burrë” për vetë se të ishte ndonjë femër e bukur si shumë të tjera ne Evropë, hajde de, por edhe Bullgaria një “burrë’’ me probleme është. Kështu që na ka dalë Bullgaria përpara. Ne shqiptarët jemi në rregull. Nëse do duan ta bëjnë dasmën, këtu na kanë, gati jemi. Nëse s’do duan, prapë këtu jemi, s’ka asnjë problem, kështu që, i dashur Dimitër, të dashur miq të Maqedonisë së Veriut, tani është koha t’i jepni fund këtij stresi, “na u hapën, s’na u hapën, na erdhën, s’na erdhën, na duan, s’na duan”.”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 23 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni të motivuar për të çuar përpara planet tuaja. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe mund të fitoni mbështetje për...

Parashikimi I motit, e Martë, 23 Qershor 2026

0
23 qershori pritet të jetë një ditë tipike verore në Shqipëri, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Bregdeti do të përfitojë...

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...