26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacion i suksesshëm kundër trafikantëve të drogës në Selanik: Arrestohen 27-vjeçari grek dhe 28-vjeçarja shqiptare

Një operacion i suksesshëm i policisë greke ka çuar në arrestimin e një 27-vjeçari grek dhe një 28-vjeçare nga Shqipëria, të cilët akuzohen për rolin e tyre si anëtarë të rëndësishëm të një rrjeti të organizuar në trafikun e drogës. Hetimet tregojnë se personat e arrestuar kishin përgjegjësi në marrjen, transportin, fshehjen, ruajtjen dhe trafikimin e sasive të kanabisit të papërpunuar brenda territorit grek, veçanërisht në zonën e Selanikut.

Operacioni u zhvillua në zonën e Filiros në Selanik, dhe gjatë kontrollit janë sekuestruar një sasi prej 66 kilogramë e 646 gram kanabis të papërpunuar. Përdorimi i deodorantëve për të maskuar erën e lëndëve narkotike tregon për nivelin e lartë të organizuar të grupit. Po ashtu, janë gjetur dhe konfiskuar tre celularë të përdorur për transaksionet e paligjshme dhe një makinë e përdorur për transportin e drogës.

Pako dhe thasë najloni që përmbajnë sasi kanabis të papërpunuar me peshë totale 66 kilogramë e 646 gram. Vlen të theksohet se në pjesën më të madhe të sasive të sekuestruara janë përdorur deodorantë të veçantë për të maskuar erën e lëndëve narkotike dhe tre peshore elektronike precize.

Gjithashtu, tre celularë të përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme dhe një makinë e përdorur për transportin e drogës.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për zbuluar lidhjet dhe veprimtaritë e tjera të këtij rrjeti të trafikut të drogës. Arrestimi i personave kyçe tregon përpjekjen e policisë për luftën kundër trafikut të drogës dhe organizatave të përfshira në këtë veprimtari ilegale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...