13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Operacion ndërkombëtar: 3 persona arrestohen në Çeki, sërfshirë shqiptarin, për trafikun e 1 tonë kokainë

Autoritetet çeke kanë ndërmarrë një operacion të madh në bashkëpunim me Interpolin, duke çuar në pranga 3 persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ndër të arrestuarit përfshihet Ji?í G., drejtuesi i departamentit të importit të fruta-perimeve në rrjetin e supermarketeve “Lidl”. Ky operacion nisi pas gjetjes së sasisë së madhe të kokainës në arkat me banane në dy vitet e fundit nëpër dyqanet e “Lidl”.

Operacioni i zhvilluar në Çeki ka çuar në arrestimin e Ji?í G., një tjetër shtetas çek, Petr H., dhe një shtetas shqiptar, i cili ishte nën hetim për trafik droge. Petr H. konsiderohet i lidhur me bosin çek të drogës, Radovan Krej?í, një figurë e njohur dhe e pasur në Çeki, aktualisht në burg në Afrikën e Jugut për trafik droge.

Personi shqiptar që është arrestuar ishte nën hetim për trafik droge nga autoritetet dhe dyshohet se ka qenë pjesë e këtij rrjeti kriminal. Kryesia e grupit kriminal, një person i dënuar për trafik droge që jetonte në Pragë, ishte arrestuar më parë në Shqipëri dhe kërkohej nga Gjermania për ekstradim.

Policia çeke ka zbuluar se kokaina, pas mbërritjes në Portin e Hamburgut, transportohej në Çeki në arkat e bananeve të ngarkuara në kamionë. Autoritetet thonë se të dyshuarit për këtë trafik droge rrezikojnë dënimin me burg prej 10 deri në 18 vjet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...