27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Operacion në kufi: Policët zbuluan 29,000 euro të padeklaruara

Një operacion i suksesshëm është realizuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku policia ndërpreu një tentativë të paligjshme të largimit të 29 mijë eurove të padeklaruara nga Shqipëria drejt Greqisë. Tre persona nga qyteti i Korçës janë ndaluar në makinën e tyre, një “Wagen Turan”, gjatë kontrollit të kufirit.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi se shuma e madhe prej 29 mijë eurove nuk ishte deklaruar dhe ishte e ndarë mes tre personave që udhëtonin në makinë. Shtetasi E. I., i dyshuar se kishte poseduar një pjesë të konsiderueshme të parave, i kishte ndarë ato me dy shoqëruesit e tij për të evituar përgjegjësinë ligjore.


“Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre u gjetën në total 29 000 euro të padeklaruara, shumë të cilën dyshohet se e posedonte shtetasi E. I., dhe e kishte ndarë me 2 shtetasit e tjerë, me qëllim që të shmangnin përgjegjësinë ligjore në momentin e kalimit në kufi” informoi sot policia.

Ndaj tre shtetasve E. I., 41 vjeç, M. I., 23 vjeç dhe L. I., 20 vjeç, banues në Korçë ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...