22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Operacion policor në Prizren për dyshime mbi keqpërdorimin e votave: mbi 100 persona në pyetje

Autoritetet e zbatimit të ligjit në Kosovë po zhvillojnë një operacion në rajonin e Prizrenit, në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave”, deklaroi Mehmeti, pa dhënë detaje të mëtejshme, duke theksuar se informacionet shtesë do të bëhen publike pas përfundimit të aksionit.

Sipas raportimeve të “Betimi për Drejtësi”, medium i specializuar në çështjet e drejtësisë, mbi 100 zyrtarë janë thirrur për t’u marrë në pyetje dhe priten arrestime. Aksioni lidhet me dyshime për manipulime të gjera të votave, veçanërisht brenda subjekteve politike.

Dyshimet kanë çuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në rinumërim të plotë të votave, proces që po vijon prej disa ditësh. Fillimisht, KQZ konstatoi mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë, ndërsa rinumërimi i pjesshëm nxori në pah diferenca të konsiderueshme. Si pasojë, prokuroria nisi mbledhjen e provave, ndërsa KQZ shkarkoi përfaqësuesit politikë në komisionin komunal të Prizrenit.

Manipulimi i votave përbën vepër penale në Kosovë dhe dënohet me burgim. Megjithatë, sipas një hulumtimi të organizatës ÇOHU, mbi 90 për qind e rasteve të manipulimeve zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba.

Ndërkohë, shumica e kandidatëve të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit kanë mohuar përfshirjen dhe janë distancuar publikisht nga çdo formë keqpërdorimi.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, me mbi 51 për qind të votave, çka i siguron 57 ulëse në Kuvendin e ardhshëm. Edhe pse rinumërimi nuk pritet të ndikojë në rezultatin përfundimtar të partive, ai mund të zvarrisë procesin e certifikimit dhe formimit të qeverisë së re.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...