32.5 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Operacioni “Aksi” në Mat, arrestohet 46-vjeçari që qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë

Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Matit, pasi u kap duke qarkulluar me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur me armë zjarri tip pushkë.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave që qarkullojnë të armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor “Burrel–Komsi”, u ndalua automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonte 46-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik të mjetit, efektivët gjetën të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale V.N., 46 vjeç, banues në fshatin Drita, Burrel. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...