31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Operacioni “Forca e Ligjit”: 37-vjecari arrestohet për shitjen e automjeteve të marra me qera

Një 37-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi shiti tre automjete të vjedhura që kishte marrë me qira, duke i hequr pajisjet GPS dhe falsifikuar dokumentacionin. Shtetasit R. L., 25 vjeç, dhe I. B., 33 vjeç, të dy punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Elbasan, janë shpallur në kërkim për pjesëmarrje në falsifikimin e dokumenteve.

Operacioni “Forca e Ligjit” çoi në arrestimin e Thanas Beko dhe sekuestrimin e tre automjeteve, të vlerësuara në rreth 20,000 euro. Autoritetet sqaruan se shtetasi R. L. shpërdoroi detyrën e tij në bashkëpunim me një punonjës tjetër, shtetasin I. B. për të falsifikuar dokumentacionin e automjeteve. Në përfundim të operacionit, tre celularë janë gjithashtu sekuestruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që i kryejnë ato, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas që jepte automjete me qira, se i kishin marrë me qira 3 automjete dhe nuk ia kishin kthyer me, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, për zbardhjen e rastit.

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, u vu në pranga shtetasi: Th. B., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: R. L., 25 vjeç dhe I. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, të dy puonjës të DRSHTRR Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Th. B. dhe shtetasi R. L. kanë marrë me qira 3 automjete dhe pasi i kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Për falsifikimin e dokumenteve të automjeteve, shtetasi R. L. ka shpërdoruar detyrën në DRSHTRR Elbasan, në bashkëpunim me punonjësin tjetër, shtetasin I. B.

Vijon puna për kapjen e këtyre dy shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

3 automjetet janë sekuestruar nga Policia, bashkë me 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...