28.5 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Operacioni “Ghost” në Durrës: Arrestohet një shtetas në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh

 

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ghost”, ku ka kapur dhe arrestuar një shtetas 28-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi, Ilirjan Mici, banues në fshatin Likmetaj të Durrësit, u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, ku akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që trafikon lëndë narkotike.

Mici ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle, pasi Gjykata e Madritit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të “Organizatës kriminale”, “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale”. Për këto akuza, ai mund të përballet me një dënim deri në 26 vjet burgim.

Operacioni u realizua nga Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, duke u mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. Pas arrestimit, Interpol Tirana dhe Interpol Madridi do të merren me procedurat e ekstradimit të Micit në Spanjë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...