11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Operacioni “Operacionalja” kap dy të kërkuar ndërkombëtarisht në Dibër dhe Fushë-Krujë

Policia e Shtetit ka vijuar me intensitet të lartë operacionin e koduar “Operacionalja”, një aksion i gjerë që po zhvillohet në disa qytete të vendit për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në 12 orët e fundit, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale ka finalizuar dy faza të reja të këtij operacioni, duke bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve të kërkuar nga autoritetet italiane.

“Operacionalja 39” u zhvillua në Dibër, ku u kap dhe u arrestua Klodian Llomi (i njohur edhe si Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë. Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

“Operacionalja 40” u zhvillua në Fushë-Krujë, ku u kap Roland Ibrahimi, alias Ali Meci, 40 vjeç, banues në Laç. Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Torinos dhe ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj burg për organizatë kriminale, grup kriminal dhe vjedhje të rëndë.

Të dy personat janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni “Operacionalja” vijon në të gjithë vendin me qëllim kapjen e personave të tjerë në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, duke theksuar angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...