25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Operacioni “The Wanted”/ Arrestohet në Gjermani dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri 60-vjeçari i kërkuar për falsifikim dhe përvetësim prone në Vlorë

Vijon operacioni i koduar “The Wanted” për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në fazën e radhës të këtij operacioni, autoritetet kanë finalizuar arrestimin në Gjermani të një shtetasi shqiptar të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve gjermanë, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri shtetasi Hito Musaj, 60 vjeç.

Sipas autoriteteve, Musaj akuzohet se ka përvetësuar një apartament në qytetin e Vlorës përmes falsifikimit të dokumenteve. Më pas, ai dyshohet se ka prishur apartamentin dhe ka ndërtuar në vend të tij një objekt tjetër me përmasa më të mëdha.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendim të datës 19 qershor 2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Sipas hetimeve, H. M. ka përvetësuar apartamentin e shtetasit J. M. duke përdorur një leje ndërtimi të falsifikuar, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme pronarit ligjor.

Interpol Tirana bën me dije se, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, po kryhen procedurat ligjore për ekstradimin e 60-vjeçarit drejt Shqipërisë, ku ai do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...