29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Operacioni “The Wanted” në Dubai: Arrestohen tre bashkëpunëtorë të Talo Çelës – të akuzuar për vrasje dhe përkrahje të krimit

Në një tjetër zhvillim të rëndësishëm të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Interpol Tirana, ka finalizuar kapjen në Dubai të tre shtetasve shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale dhe të dyshuar si bashkëpunëtorë të ngushtë të të shumëkërkuarit Talo Çela.

Të arrestuarit janë:

  • Ervis Daka, 38 vjeç
    I akuzuar për:

    • Vrasje me paramendim (në tentativë)

    • Sigurim kushtesh për të kryer vrasje

    • Mbajtje pa leje armësh

    • Përkrahje të autorit të krimit
      Ai dyshohet se:

    • Ka informuar atentatorët për lëvizjet e shtetasit K. P.

    • Ka ndihmuar në përgatitjen e një vrasjeje ndaj shtetasit A. S.

    • Ka strehuar dhe ndihmuar Talo Çelën për një kohë të gjatë.

  • Maksim Koçi, 39 vjeç
    I akuzuar për:

    • Vrasje me paramendim

    • Sigurim kushtesh për vrasje

    • Mbajtje pa leje armësh

    • Përkrahje të autorit të krimit
      Dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e shtetasve K. K. dhe I. A., ka planifikuar atentate të tjera dhe ka ndihmuar në strehimin e Talo Çelës.

  • Ado Xhika, 40 vjeç
    I akuzuar për:

    • Përkrahje të autorit të krimit
      Ka strehuar dhe ndihmuar Talo Çelën për rreth dy vite, si dhe ka ndërmjetësuar për një intervistë të tij me një gazetar.

Të tre këta persona kishin masa sigurie të formës “arrest në burg” të lëshuara nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) që prej vitit 2024, si pjesë e strukturave kriminale të organizuara që lidhen me një seri ngjarjesh të rënda në vend.

Policia e Shtetit njofton se operacioni “The Wanted” vijon me intensitet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e të gjithë personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, veçanërisht atyre të përfshirë në krimet më të rënda kundër jetës dhe rendit publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...

“Refuzimi i lirimit të Ilir Metës ndez përplasje në Apelin e Posaçëm” – Avokati...

0
Një situatë e tensionuar është regjistruar jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Apelit, menjëherë pas vendimit për të lënë në qeli ish-Presidentin e...

“Jonaid Myzyri emërohet në krye të OBP-së, zëvendëson Pogajn që dha dorëheqjen” – Ish-kreu...

0
Jonaid Myzyri është emëruar drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke zëvendësuar Arlinda Pogajn, e cila më herët dha dorëheqjen nga detyra. Emërimi...

“14 masa sigurie dhe 3 në kërkim” – Zbulohet skema e falsifikimit të pronave...

0
Një hetim 7-mujor i Policisë së Shtetit ka finalizuar një operacion të gjerë të koduar “Tjetërsimi”, duke zbuluar një skemë kriminale të dyshuar për...

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...